Aktuale

Thaçi në SHBA takon sot Mike Pence, flasin për tema me interes të dy shteteve

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes të të dy shteteve tona.

Presidenti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Thaçi do të kërkojë po ashtu përfshirjen e SHBA-së në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

the authorE B