Aktuale

Thaçi me McCain: SHBA do ta mbështesë gjithmonë Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain.

McCain në këtë takim është shoqëruar nga ambasadori amerikan Greig Delawie. Gjatë këtij takimi McCain i siguroi kosovarët se SHBA gjithmonë do të jetë mbështetëse e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Kosovës do ta dekorojë senatorin amerikan me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

McCain i cili po qëndron për vizitë në Kosovë gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeminstrin Isa Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij të enjten para ligjvënësve kosovarë ai ka thënë se ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Mes tjerash, amerikani ka deklaruar se dialogu me Serbinë është jetik për rrugën drejt integrimit evropian.

the authorE B