Presidenti Hashim Thaçi më 10 tetor të vitit të kaluar kishte dërguar katër letra në adresën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ku kishte kërkuar nga organi akuzës të veprojë në drejtim të zbardhjes së krimeve të luftës dhe pasluftës në Kosovë.
Presidenti Hashim Thaçi duke folur në forumin e Fol Hapur, ka treguar për letrat e dërguara te kryeprokurori Lumezi dhe ka treguar përmbajtjen e secilës.
Thaçi shpjegon se në letra e parë, ka të bëjë me krimet e luftës në Kosovë, gjatë luftës, siç janë masakrat në Reçak, Prekaz, Grashticë…, dhe këto sipas tij, duhet të marrin trajtimin e duhur nga drejtësia.
“Në letrën Presidenti nëpërmjet letra e ka kërkuar që vëmendje tu kushtohet krimeve të pas luftës dhe më vonë dhe më vonë, siç janë përpjekja për atentat kundër presidentit Ibrahim Rugova dhe të tjera… si rasti në Gorazhdec të Pejës,…”.
Në letrën tretë, ka shtuar më tej Thaçi ka kërkuar që një vëmendje të veçantë ti kushtohet një prej krimeve, dhunimit të vajzave dhe grave, gjatë luftës së vitit 1998-1999.
“Në letrën e katërt, Presidenti kishte inkurajuar zyrën e Prokurorit dhe Këshillin Prokuroria, që vëmendje ti kushtohet edhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore. Shkatërrimi masiv i kultit islam dhe katolik ka ndodhur gjatë luftës 1998-1999. Sipas studimeve, mbi 200 objekte dhe 5 kisha katolike janë shkatërruar apo dëmtuar në mënyrë sistematike. Gjithashtu pjesë e trashëgimisë serbe ortodokse në Kosovës janë dëmtuar pas luftës”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.
Ai ka thëne se ndihet i kënaqur për punën qe ka bere organi i akuzës në trajtimin e letra e por edhe trajtimin e përmbajtjes se letrave.