Arsim Thaçi debutoi me fitore te Prishtina, duke mundur Ferizajn me rezultat minimal 1:0, falë golit të Guthier Mankendas.
Ai u shpreh i lumtur për rezultatin, duke theksuar që skuadra duhet të përmirësohet ende në disa aspekte.
“Komplimente për futbollistët, por duhet të jemi më inteligjent. Kemi mundur ta ruajmë topin më mirë dhe të dalim më mirë në kundërsulm. Gjithsesi, fitorja është shumë e rëndësishme sepse kjo ishte primare”, deklaroi Thaçi për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.
“A synoj të jem më gjatë trajner i Prishtinës? Normalisht, dëshirë e çdo trajneri është që të mbetet në krye të skuadrës sa më gjatë, por kjo varet nga rezultatet”, shtoi Thaçi.