Aktuale

Thaçi: E kam në dorë raportin e hollësishëm për deportimin e gylinistëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur gjatë një konference për media rreth rastit të arrestimit ndaj gjashtë shtetasve turq nga Kosova apo njohur ndryshe si gylenistët.

Ai ka thënë se deri tani kemi pranuar një raport të hollësishëm, me të cilën qëndron vetëm një arsye që ka të bëjë me anulimin e lejës së qëndrimit, transmeton Indeksonline.

Pra, kjo ka të bëjë sipas raportit të AKI-së mos të rrezikohet siguria në Kosovë.

Sipas Thaçit, pasi të kryehet hetimi përkitazi me këtë rast nëse gjendet ndonjë shkelje ligjore atëherë personat përgjegjës duhet të japin llogari për këtë.

Fjalimi i Plotë i Presidentit Thaçi:

Kosova është shtet demokratik i zhvilluar me standardet më të larta demokratike që respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriut pavarësisht përkatësisë etnike apo bindjeve poltike ose ideologjike,

Unë si president i Kosovës jam i zhgënjyer për shkak se institucionet relevante për arsye që mbeten të sqarohen edhe më tej këto parime lidhur me shtetasit e turqve të vendit tonë, unë jam i informuar lidhur me rastin dhe rrethanat që është kryer deportimi gjashtë shtetasve.

Deri më tani kam pranuar një raport të hollsishëm që është dëgjuar nga edhe nga kryeministri kryeparlamentari dhe liderëve të tjerë, nga AKI që në mënyrë të detajuar sqaron se arsye dhe proceudura që ka vepruar për anulimin e lejen qëndrimin respektivisht për kërkeseën që ka të bëjë me veprimin e tyre të paligjshëm në Kosovë, pra arsye e vetëm është rrezikimi i sgurisië.

Depërtim të shtetasve të huaj ka pasur edhe në të kaluarën duke respektuar procedurat në fuqi, procedurat duhet të sqarohen nga AKI dhe MPB dhe nëse ka pasur shkelje atëeherë përgjegjësit duhet të japin llogari.Unë jam në dijeni se organet shtetërore janë duke hetuar këtë rast dhe po e presin përfundimin e tyre

Edhe avokati i popullit ka filluar hetimet të pavarura ne duhet të kemi kujdes se si sillemi me organet që janë përgjegjëse për sigurinë

Kjo çështje është ndër problemet më problematike të shteeve të botës, aktivitetet terrorirste bënen në forma më të sotisfikuara të mundshme./Indeksonline/

the authorE B