Aktuale

Thaçi: Duke sharë e mallkuar Francën s’i ndihmojmë Haradinajt

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Fol Hapur ka folur edhe me ndalimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë me aktakuza të kohës së Sllobodan Millosheviqit.

Thaçi beson në lirimin e shpejtë të Haradinajt në mënyrë që ai t’i kthehet familjes së tij.

“Ato akuza janë te rrejshme dhe të paqëndrueshme. Kam besim të plotë që Qeveria franceze do të marre veprim të drejtë. Franca është viktimë e akuzave të shpifura nga Serbia. Duhet të kemi durim t’i shikojmë aspektet procedurale. Duke sharë e mallkuar Francën jeni te bindur se nuk i ndihmohet Haradinajt as vendit”, tha presidenti./KosovaPress/

the authorE B