Aktuale

Thaçi: Demarkacioni dhe ushtria do të kryhen në vitin 2018

Ai ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë me shumë sfida për vendin tonë, por që Kosova është në rrugën e duhur drejt konsolidimit.

Thaçi është shprehur i bindur se në vitin e ardhshëm do të përfundojnë disa punë të rëndësishme për vendin.

“Vitin tjetër duhet të kryhen punët e rëndësishme si ratifikimi i Demarkacioni për t’i dhënë fund izolimit dhe të hiqen vizat nga BE-ja. Do ta përfundojmë transformimin e FSK-së dhe do të themlohet Ushtria e Kosovës”, thuhet në urimin e Thaçit për fundvit. Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova do të mbajë raportet e mira me partnerët ndërkombëtarë, duke synuar që shteti ta zë vendin e vet në mesin e kombeve të lira në botë.

Ky është urimi i plotë.

the authorE B