ShowBiz

Teuta shumë romantike, me fjalë të ëmbla për Adonisin

Ajo është ndër aktoret më të dashura e të pëlqyera për publikun.

Është kjo aktorja e njohur Teuta Krasniqi e cila është duke shijuar dashurinë e saj me bashkëshortin e saj Adonis Morinën, transmeton Gazeta Express.

Përveç angazhimeve të shumta që ka Teuta, ajo gjithmonë është e përkushtuar ndaj familjes së saj duke kaluar momente të bukura së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat.

Ajo asnjëherë nuk heziton të tregojë dashurinë e madhe që ka për familjen e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Adonisin në veturë.

“Dashni”, kishte shkruar ajo.

the authorE B