Prodhuesi i automobilave elektrikë Tesla ka shtuar në ofertën e vet edhe pllakat për kulm, të cilat nga rrezatimi diellor prodhojnë rrymë për amvisëri, njoftoi kompania.
Klientët nga e gjithë bota tash mund porositin kulmin solar në faqen e internetit të Telsa. Instalimi do të fillojë muajin e ardhshëm në SHBA, së pari në Kaliforni, ndërsa vitin e ardhshëm edhe jashtë vendit, transmeton KosovaPress.
Pllakat e xhamit, të cilat Tesla i prezantoi vjeshtën e kaluar, duken si kulm tradicional, ose si pllaka kulmi prej gurit. Në këto pllaka janë të vendosura qelitë për mbushje, të cilat nuk shihen nga rruga. Sipas kompanisë, blerja dhe instalimi i pllakave solare të Tesla në SHBA kushtojnë rreth 450 dollarë për metër katror.