Sport

Terry në Kinë

John Terry ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pas largimit nga Chelsea.

Sipas raportimeve të fundit ai do të luajë në Super Ligën e Kinës, që kohëve të fundit është shndërruar në një destinacion të preferuar për shumë futbollistë.

Kapiteni legjendar i Chelseat njoftoi largimin në fund të sezonit por refuzon të tërhiqet dhe pas shumë ofertave ka vendosur të zgjedhë emigrimin në Azi.

Është Gus Poyet, trajneri aktual i Shanghai Shenhua ai i cili zbulon se 36-vjeçari ka zgjedhur Super Ligën kineze për të vazhduar karrierën dhe pikërisht ekipin që ai drejton por për këtë të fundit ai refuzoi ta pranojë për momentin.