Sport

Terry befason me skuadrën e re (Foto)

John Terry pritet t’i bashkohet skuadrës Bournemouthit
Legjenda e Chelseat, John Terry është në kërkim të një skuadre të re, pasi në fund të sezonit të kaluar u largua nga Stamford Bridge.

Sipas The Sun, mbrojtësi anglez është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën e Premierligës, Bournemouth.

Terry kishte ofertë edhe nga West Brom, por refuzoi ofertën e tyre prej 120 mijë funteve në javë.

Për shërbimet e anglezit janë të interesuara edhe skuadra të ndryshme nga MLS në SHBA dhe Kina. /Express/