Rajon & Botë

Tërmeti në Egje, rrëfimi i peshkatarit turk që i mbijetoi në mes të detit

Peshkatari turk Hasan Saglam, i cili ishte në det kur ndodhi tërmeti prej 6.5 ballësh në detin Egje, familja e të cilit mendonte se ai ka vdekur, nuk është kthyer në tokë me mendimin se “deti është më i sigurt”, shkruan Anadolu Agency.

Hasan Saglam, 59 vjeç, i cili prej 30 vitesh merret me peshkim në qarkun Bodrum të Muglas në Turqi, tregoi përjetimet e tij kur ndodhi tërmeti në Detin Egje.

“Familjarët e mi, që e dinin se unë kam dalë për peshkim, kanë menduar se valët më kanë gëlltitur dhe se kam vdekur. Ata kanë lajmëruar Rojën Bregdetare, që më gjeti dhe më tregoi se kishte ndodhur një tërmet”, tha ai.

Hasan duke folur për përjetimet e tij tha se: “Familjarët e mi të cilët e dinin se unë kam dalë për peshkim kanë menduar se valët më kanë gëlltitur dhe se kam vdekur. Ata kanë lajmëruar Rojën Bregdetare, që më gjeti dhe më tregoi se kishte ndodhur një tërmet. Dhe unë shkova diku ku mund të kontaktoja me familjen dhe u telefonova duke u thënë që të mos shqetësohen për mua. Atyre u thashë se ishte një tërmet i vogël”, tha ai.

“Meqë mësova që askush nuk ka vdekur – nga Roja Bregdetare – dhe që shumica e tyre nuk janë plagosur, vendosa që në vend se të kthehem pranë familjes të vazhdoj me peshkim. S’kisha pse kthehesha kur mund të fitoja para, 300 – 400 lirash (73 – 97 euro)”.
Duke vënë në dukje se ai e ka ndjerë dridhjen në det, por nuk i kishte kushtuar rëndësi, Saglam tha: “Pati dridhje dhe ikën, nuk më shkaktuan ndonjë dëm. Ajo çfarë ndodhi u ndodhi atyre që janë në tokë. Në mëngjes kam ngrënë në mes të detit dhe u nisa. Kur u ktheva me gëzimin e asaj që zura peshq pashë se porti ishte dëmtuar dhe anijet ishin në mes të detit. Atëherë e kuptova fuqinë e tërmetit”.

the authorE B