Rajon & Botë

Tërmet i fuqishëm në bregdetin kilian

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 5.9 Rihter e ka goditur Kilin dje në mbrëmje, njofton Qendra Gjeologjike Amerikane.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 42 kilometra në perëndim të qytetit Valparaiso, transmeton Express.

Tërmeti goditi me një thellësi prej 9.8 kilometra në orën 23:36 sipas kohës lokale.

Nuk raportohet për viktima./Express/

the authorE B