Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë.
Sipas mediave në vend raportohet se tërmeti është regjistruar në qendër të shtetit fqinj, ndërkohë fuqia e tërmetit është 4.6 i shkallës Rihter.
Mendohet se epiqendra e tërmetit është në det dhe më tepër ka prekur zonat e Messenia.
Nga raportimet e para të mediave greke nuk ka të lënduar apo dëme materiale nga tërmeti, por pritet që detaje të tjera të dalin nga instituti sizmologjik shtetëror grek.