Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.
Kjo ka bërë që të shtohet presioni në drejtim të trajnerit Fatih Terim, i cili do të shkarkohet nëse nuk merr tre pikë kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.
Madje, edhe nëse fiton kundër ‘Dardanëve’, Terimi për të mbetur trajner i kombëtares do të duhet t[ fitojë edhe në tre ndeshjet e radhës, ku Turqia do të takohet me Finlandën (vendas), Kosovën (mysafir) dhe Ukrainën (mysafir).
Ndryshe, raportohet se tashmë 63-vjeçari ka arritur një para-kontratë me skuadrën e Galatasarayt, ku pritet të merr drejtimin e gjigantit pas largimit prej kombëtares së futbollit të Turqisë.