Aktuale

Tenton të djegë një person, arrestohet 60 vjeçari

Agjentë të policisë në Sarandë kanë vënë në pranga një person që ka tentuar të kryente një krim kundër personit.

Nga të dhënat e fundit mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Janaq Xega, i cili do të digjte me benzinë një person, i identifikuar me inicialet P.P.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por nga hetimet paraprake dyshohet që 60-vjeçari Xega ta ketë planifikuar aktin për motive të dobëta.

the authorE B