Aktuale

Tenton ta shes veturën e firmës, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Staradran të Istogut, i cili tentoi të shes veturën e një firme për përfitime personale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka marrë automjetin e një firme pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar dhe të njëjtin ka dashur ta shesë me qëllim të përfitimit personal. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

the authorE B