Aktuale

Tentim vrasje në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur në këmbë pas të shtënave me armë zjarri gjatë natës së mbrëmshme në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari gjendet në arrati.

“Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë viktima si dhe një kalimtar rasti mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e cila dyshohet se i përkiste njërit nga viktimat e plagosur. Dy të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

the authorE B