Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov u ka bërë thirrje gjatë takimit me homologun e tij jugkorean Ri Jong-Hoom, të gjitha palëve që të përmbahen në Gadishullin korean dhe të zgjidhin problemet përmes rrugës diplomatike, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Rusisë.
Të dy zyrtarët kanë shkëmbyer mendime për çështje aktuale të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan edhe për situatën aktuale në Gadishullin korean në kontekstin e krijimit të sigurisë në Azinë Verilindore, thuhet në komunikatë, transmeton TASS.