Aktuale

Temperaturat sërish po bien, ky është moti për sot

Mot me vranësira e vend-vende me reshje bore

Pas disa ditësh me mot të butë, gjykuar sipas ecurive sinoptike, sot do të kemi mot me vranësira të cilat kohë pas kohe do të sjellin reshje shiu e vend-vende edhe reshje bore.

Temperaturat do të lëvizin në mes minus 3 e 2 gradë Celsius.

Edhe nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shqote.

Temperaturat do të sillën në mes minus 3 e 3 gradë Celsius.

E sa i përket javës së ardhshme, meteorologët parashohin mot me vranësira të pjesshme, por temperaturat do të shënojnë rënie.

Në mëngjes ato do të sillën në mes minus 7 e minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja ditore mund të arrijë deri në 5 gradë Celsius

the authorE B