Futbolli ka bërë që emri i Kosovës të dëgjohet edhe në Australinë e largët.
Grupi australian i kanaleve televizive ‘Sport Optus’, ka njoftuar xhirimin e një dokumentari për Kombëtaren e Kosovës, pas suksesit të arritur në Ligën e Kampionëve.
“Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit, që e kapi vëmendjen e të gjithëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Çfarë vjen tani, kualifikimi në #EURO2020?”, shkruan Optus Sport, në videon promo për Kosovën.
Pjesë e këtij dokumentari do të jenë protagonist të shumë, përfshirë kapitenin Samir Ujkani, e po ashtu edhe tifozët.
“Shpresoj se çdo djalosh që rritet në Evropë do ta bëjë zgjedhjen e njëjtë si unë për t’i ndihmuar Kosovës të rritet”, thotë Samir Ujkani, që jep një mesazh të qartë për djemtë ‘Dardanë’ të rritur në vendet evropiane.
“Për mua, për ne, për të gjithë në Kosovë, futbolli është gjithçka. Futbolli është vetë jeta”, shprehet në anën tjetër një tifoz./Lajmi.net/
The small, football-mad nation that turned heads in the UEFA Nations League.
Next up, qualification for #EURO2020?
A very special #OptusSport Originals production coming your way next week. #Kosovo pic.twitter.com/tF4sjnhugk
— Optus Sport (@OptusSport) March 22, 2019





















