Pep Guardiola ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor.
Manchester City ka mbetur pa talentin brazilian Gabriel Jesus, i cili është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bournemouth të cilën Citizens e fituan me rezultat 2:0.
19-vjeçari ka pësuar një lëndim serioz mbrëmë dhe ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar për thyerjen e një kocke në këmbë, transmeton KosovaPress.
Jesus do të mungojë dy deri në tre muaj, çka do të thotë se do të humbasë pjesën më të rëndësishme të sezonit dhe mund të ndodh që mos të kthehet fare në këtë stinor.