Frank De Bore do të vazhdoj ta drejtoj Interin, edhe nëse e humb derbin ndaj Juventusit.
Pas humbjes befasuese nga Hapoel Beer Sheva, në Europa League, mediat italiane raportuan se Frank De Bore do të shkarkohet nga Interi nëse e humbë derbin me Juventusin.
Por, kështu nuk mendon njëri nga pronarët e Neroazzurrëve, Erick Thohir. Ky i fundit beson se trajneri holandez do ta këndell Interin, dhe do t’i arrijë objektiva për këtë sezon, përcjell Express.
“Për fat të keq, raundi i parë i Europa League nuk ka shkuar si ne kemi kërkuar, jo vetëm që rezultati ishte shumë negative, por edhe performanca e djemve nuk ishte ajo që pritej”, ka deklaruar Thohir për faqen zyrtare të Interit.
“Ne duhet të jemi shumë afër Frank de Boerit, i cili do të gjejnë mënyra t që ta rrisë këtë grup djemtë dhe t’i bëje që të kthehen për të luftuar për pozicionet që një klub si i yni i meriton. Ne duhet të flasim pak dhe punojnë shumë. Duhet përqendrim, besim, respekt për tifozët tanë. Por, ne jemi Inter dhe unë jam i sigurt se ne do të bëjmë këtë “, ka theksuar ai.