ShowBiz

Do të qeshni se me çfarë emri Big Mamës ia rezervojnë tavolinën për festë

Energjike dhe e qeshur.

Kështu mund ta shihni gjithmonë këngëtaren e njohur Big Mama, transmeton Gazeta Express.

Këngëtarja e njohur kohëve të fundit ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin C’est La Vie i cila është mbajtur në Shqipëri.

Por, Bigu kishte deklaruar se pas përfundimit të spektaklit do të kthej përsëri në Shkup. E këtë e bëri pikërisht për festë e Flamurit.

Ajo mbrëmë festoi në një nga lokalet e Shkupit ku këndonte Sinan Vllasaliu e Vjollca Haxhiu.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bigu përmes imazheve të shumta që ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory.

Mirëpo, gjatë kësaj nate ajo që e ka bërë të qesh Bigun është emri me të cilin ia kanë rezervuar tavolinën.

“Sexy Mama”, ia kishin shkruar në letër. E gjithë kjo falë linjave seksi që Bigu ka arritur të bëjë që nga operacioni i saj për zvogëlimin e lukthit.

the authorE B