Rajon & Botë

Të paktën 40 persona vdesin në vërshime në Indi (Foto)

Të paktën 40 persona kanë humbur jetët dhe gati 1.5 milionë të tjerë janë zhvendosur si pasojë e vërshimeve në verilindje të Indisë.

Lumi Brahmaputra, i cili rrjedh nga Kina drejt Indisë dhe pastaj përmes Bangladeshit, ka dalë nga shtrati pas shirave të rrebeshtë stinore, duke i përmbytur më shumë se 2.500 fshatra në shtetin Assam të Indisë në dy javët e fundit, transmeton Express.

Kryeministri Narendra Modi e ka shprehur dhimbjen e tij për humbjet në njerëz.

Mijëra njerëz janë duke kërkuar strehim në 300 kampe humanitare./Express/

the authorE B