Emri i tij gjithmonë ka qenë i komentuar në mediet rozë.
Është ky këngëtari i njohur Shpat Kasapi i cili është shumë i pëlqyer nga femrat, transmeton Gazeta Express.
Përveç muzikës që ai bën, Shpati gjithmonë ka marrë vëmendje edhe me pamjen e tij. E me imazhet e fundit Shpati padyshim se do të ‘çmend’ shumë fanse të tij.
Këngëtari i njohur këto ditë është duke shijuar pushimet në Jamaica. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes fotografive që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
Ai shihet gjysmë i zhveshur ku shihet vetëm me të brendshme në pishinë. E ajo që bie në sy është se Shpati ka shtuar më shumë peshë.
Madje për këtë kritika ka marrë edhe nga vetë fansat e tij.























