Manchester City janë të bindur se Kevin de Bruyne do të nënshkruajë kontratë të re dhe do të qëndrojë në ‘Etihad Stadium’ pas apelit të suksesshëm të klubit ku përmbysën vendimin e UEFA-s për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
City do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka përmbysur dënimin prej dy vitesh që UEFA i kishte shqiptuar skuadrës angleze.
De Bruyne ka konsideruar largimin nëse do të mbetej në fuqi dënimi i UEFA-s, megjithëse dëshira e tij gjithmonë ka qenë që të qëndrojë në ‘Etihad Stadium’.
Kontrata aktuale e belgut skadon në vitin 2023, dhe Manchester City pret që ajo të vazhdohet deri në vitin 2025.
Kjo do të bënte që De Bruyne të qëndrojë te Manchester City deri në moshën 34 vjeçare.
De Bruyne në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Wolfsburg dhe Chelsea./Lajmi.net/