Sport

A do të largohet Verratti nga PSG-ja? Agjenti zbulon gjithçka

Mino Raiola ka refuzuar të garantojë se Marco Verratti do të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Marco Verratti u kërkua gjatë verës nga Barcelona, por në fund vendosi të vazhdojë me francezët.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, tani thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë me Verrattin.

“Verratti do të qëndrojë në PSG, të paktën tani për tani”, u përgjigj Raiola për “Rai Sports”.

“Nuk mund të flasë për të ardhmen sepse nuk jam magjistar”, shtoi agjenti i mesfushorit italian. /Gazeta Express/