Sport

A do të kthehej sërish Enrique në Barcelonë, befason spanjolli (Foto)

Luis Enrique ka thënë se nuk e ka problem që një ditë të kthehet sërish në Barcelonë
Trajneri Luis Enriquem nesër ndaj Alavesit do të jetë në krye të Barcelonës për herë të fundit, pasi do të largohet nga skuadra.

Por, ai ka thënë se një ditë do të mund të kthehej prapë në krye të Barcelonës dhe kjo nuk ka asnjë problem për të.

Ai tha se e ka ADN e Barcelonës dhe i ka të gjitha çka duhet për të drejtuar sërish Barcelonën në të ardhmen.

“A është e mundur që të kthehesha sërish në Barcelonën? Njëjtë sikurse me 10 korrik. Kurrë mos thuaj kurrë. Është shtëpia ime dhe nuk do të them që nuk do ta drejtoj kurrë më Barcelonën. Jam i ri dhe i mirë. E Kam ADN-në e Barcelonës”, tha Enrique gjatë konferencës për media, para ndeshjes ndaj Alavesit në finale të Copa del Rey.

Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen ndaj Alaves, ku tha se ndjehet i kërcënuar sepse ata janë në një formë të mirë, or insistoi se nesër do të luajnë vetëm për fitore, pasi dëshiron ta mbyll me Barcelonën duke fituar të paktën një titull. /Express/