Të gjithë po e presin Luis Suarezin.
Sulmuesi uruguaian ka harruar se si është të shënohet gola në ndeshjen si mysafir.
Kanë kaluar tri vite që kur Suarez ka shënuar gol si mysafir në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, andaj shpreson që ta thyej këtë mallkim sonte, përcjell “lajmi.net”.
Goli i tij i fundit ishte në barazimin naj Romës, 1 me 1, në vitin 2015.
Barcelona do të përballet sonte me Tottenhamin, e që do të jetë një ndeshje me shumë emocione.
Suarez do ta ketë partner në sulm Leo Messin, pasi Valverde me gjasë do të luaj në sistemin 4-4-2, duke pamundësuar kundërsulmet e shpejta te ‘Spursave’. /Lajmi.net/