Aktori Henry Cavill po flitet se ka hequr dorë nga roli i ‘Superman’.
Mediat kanë përfolur shumë këto dy ditë rolin e heroit ‘Superman’ dhe për faktin se Henry Cavill nuk do ta luajë më këtë personazh.
Por, aktori ka reaguar shumë qetë, me një postim në rrjete sociale ku shihet në veshje me emrin e planetit nga vjen Superman, Krypton, ndërsa mban në dorë një kukull të personazhit të tij, përcjell Gazeta Express.
Fansat e filmave me superheronj kanë filluar menjëherë të zgjedhin aktorin që do të ishte më i përshtatshëm për këtë rol, e ndër më të preferuarit ishte Michael B. Jordan./Gazeta Express