kuadrat më të mëdha evropiane i janë vënë pas talentit të Monacos.
Kylian Mbappe ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e bëra këtë sezon me skuadrën e Monacos.
Ndonëse është vetëm 18-vjeçar Mbappe ka treguar disa paraqitje mbresëlënëse duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Siç shkruan Goal, për talentin francez janë duke u interesuar skuadra si Real Madrid, Manchester City dhe Arsenal, që gjatë verës do të bëjnë oferta për ta rrëmbyer talentin 18-vjeçar.
Në 32 paraqitje me Monacon, Mbappe ka realizuar 11 gola.