Sport

Te Fiorentina të sigurt: Valero dëshiron vetëm Interin

Mesfushori spanjoll pritet t’i bashkohet skuadrës së Interit.

Emri i Borja Valeros po përmendet në mediat italiane tash e sa kohë, pasi ai me shumë mundësi do të largohet nga Fiorentina për t’iu bashkuar Interit.

Madje ka pasur një ndarje midis lojtarit dhe klubit, pasi klubi Viola insiston që Valero dëshiron të largohet, ndërsa ai thotë se ata duan ta shesin.

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Corvino theksoi se Borja Valero dëshiron të shkojë në Inter dhe negociatat do të fillojnë shumë shpejt.

“Ne patëm një bisedë me Valeron”, ka thënë Corvino për gazetarët.

“Ai na tha se dëshira e tij ishte të shkonte në Inter dhe më pas të na hapte rrugën drejt marrëveshjes”.

“Me këtë rast dua të dëgjoj mendimin e tij dhe ai e shprehu këtë dëshirë. Nëse marrëveshja bëhet me Interin ai nuk do të jetë në përgatitjet para sezonale”, theksoi ai.