Pavarësisht humbjes së shumicës parlamentare në zgjedhjet e parakohshme, liderja britanike, Theresa May, e ka bërë të qartë së nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
Përveç liderit të opozitës, shumica e ministrave i kanë bërë thirrje për të mos u larguar.
Ka mundësi të mira që Theresa May të mos dorëhiqet, raporton “BBC”.
Ministrat po i kërkojnë të qëndrojë, por të gjithë politikanët që po “kërkojnë kokën e saj” citojnë humbjen e shumicës.