Ish-kreu katalonas, Carles Puigdemont, dhe katër ish-ministra janë liruar me kusht nga një gjykatë hetuese në Belgjikë.
Gjykatësi tha se ata nuk mund të largoheshin nga vendi pa leje dhe duhej të jepnin detaje për strehimin e tyre.
Ish-presidenti katalonas dhe 4 ministrat e tij u dorëzuan në policinë belge pas një urdhërarresti lëshuar nga një Spanja.
Puigdemont u largua drejt Belgjikës pasi Madridi vendosi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë.
Ai ka thënë se nuk do të kthehet në Spanjë nëse nuk do t’i garantohet një gjykim i drejtë.
Ai dhe 4 ministrat në fjalë janë të kërkuar në Spanjë për t’u përballur me akuza për rebelim, trazira dhe keqpërdorimin e fondeve publike.
Zyrtarët katalonas pritet të paraqiten sërish në gjykatën belge brenda 15 ditëve.
Belgjika nga ana tjetër ka 60 ditë kohë për t’i kthyer në Spanjë.