Aktuale

A do të anulohen fluturimet për shkak të borës? Tregojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Pavarësisht borës e cila po vazhdon të bie, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, po funksionon pa ndonjë telashe.Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara.Ajo tha që në mëngjes dy fluturime janë anuluar në Cyrih, por kjo ka ndodhë për shkak te motit të ligë në Zvicër.

“Dy fluturime në mëngjes janë anuluar nga Cyrihu, jo për shkak të mos mundësisë të aderimit te ne po për shkak të kushteve meteorologjike atje”, tha ajo.Gara shtoi më tej, së kompania e fluturimeve Wizz Air ka pasur disa vonesa mirëpo nuk ka pasur probleme në aderime.“Wizz Air ka vonesa por te ne nuk ka vështirësi për aderime”, sqaroi Gara.

Ndërkaq, në vendin tonë ka reshje të shumta borë.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ky mot do të vazhdojë të mbajë gjatë tërë javës.Po ashtu nga Ministria e Infrastrukturës kanë njoftuar se në gjithë Kosovën, rrugët janë të kalueshme./GazetaBlic./

the authorE B