ShowBiz

Tayna tregon pse nuk ka përfunduar fakultetin

Tayna i kundërpërgjigjet shumë akuzave që ‘femrat’ i drejtojnë asaj.
Në një sërë videosh të publikuara në storiet në profilin e saj në Instagram, reperja e re ka shprehur mllefin duke treguar se ajo nuk i pranon ‘diss-at’ aq lehtë.

Reperja e re nuk tregon direkt se për kë bëhet fjala dhe kush i ka shkaktuar këtë nervozë, por ka sqaruar ajo i vlerëson shumë femrat dhe nuk flet kundër për to, deri sa ato fillojnë të para, shkruan Gazeta Express.

E Taynan duket se e kanë akuzuar si ‘të pashkolluar’, pasi ka shkruar se mund ta përfundojë edhe fakultetin me dëshirë, por nuk do të bëjë diçka në të cilën e di se nuk është shumë e mirë.

Tayna këtë verë ka pasur shumë sukses duke debutuar fuqishëm në tregun tonë muzikor me të trija këngët e publikuara të shndërruara në hite./Gazeta Express

the authorE B