Shani Tarashaj ka debutuar me fanellën e Evertonit
Sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, ka debutuar me fanellën e Evertonit në miqësoren ndaj Barnsley, ku skuadra e tij e re fitoi 3:0.
Golat për Evertonin i shënuan Kevin Mirallas, Gerard Deulofeu dhe Ross Barkley. Tarashaj u transferua te Evertoni në fillim të këtij viti, por qëndroi i huazuar në Grasshoppers.
Tarashaj u shpreh i lumtur me debutimin, derisa tha se do të punojë shumë për t’i treguar aftësitë e tij.
“Jam shumë i lumtur për debutimin, ishte fantastike. Erdha këtu pas një sezoni të mirë dhe pjesëmarrjes në Euro 2016.Po i shijoj në maksimum stërvitjet me shokët e mi të ri. Do të punoj shumë për t’ju treguar tifozëve të Evertonit se çfarë jam në gjendje të bëjë”, ka thënë Tarashaj.