Në Afganistan, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me makinë bombë në Kabul, i cili sipas qeverisë ka lënë të vdekur 24 persona dhe ka lënduar 42 të tjerë.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se sulmi ka ndodhur në pjesën perëndimore të Kabulit dhe ka pasur cak, një autobus që po bartte punëtorët e ministrisë së Minierave.
Talibanët kanë thënë përmes një deklarate se bomba ka shënjestuar dy autobusë në agjencisë shtetërore të spiunimit, duke lënë të vdekur 37 persona.
Salim Rasuli, drejtori i spitaleve në Kabul ka thënë se të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë të lënduar janë dërguar në spitale.
Ministria e Brendshme e ka cilësuar sulmin si “akt kriminal kundër njerëzimit”.
Në zonën ku ka ndodhur sulmi banojnë hazaratë, pakicë etnike shiite në Afganistan.
Pjestarët e këtij grupi kanë qenë cak i sulmeve nga talibanët dhe grupe tjera ekstremiste sunite në Afganistan dhe Pakistan.
Sulmi ka ndodhur në përvjetorin e sulmeve nga Shteti Islamik në Kabul, në të cilin u patën vdekur më shumë se 80 persona dhe 230 të tjerë ishin lënduar, shumica prej tyre, hazara.
Sipas Kombeve të Bashkuara, në Afganistan, vetëm në pjesën e parë të këtij viti kanë vdekur 1,662 civilë.