Martin Odegaard, i cili është duke e vazhduar karrierën si lojtar i huazuar në ekipin gjerman Heerenveen, si dhe ka qenë startues në të gjitha tri ndeshjet me kombëtaren U-21 të Norvegjisë, ka thënë për VG sporten se sapo e ka vazhduar kontratën me Real Madridin.
Mesfushori i ri e konfirmoi vazhdimin e kontratës me gjigantin spanjoll, por nuk tregojë se për sa vite. “Kontrata ime mbase nuk do të mbarojë në vitin 2018”, ka thënë duke buzëqeshur, transmeton Express.
“E kam zgjatur kontratën për një vit tjetër”, u përgjigj ai pasi u pyet nëse e ka ripërtërirë kontratën me Real Madridin.
Odegaard, i cili nuk deshi të japë shumë detaje derisa vet klubi ta bëjë zyrtare, shtoi: “Nuk dua të them shumë tani”. /Express/