Një talent që luan me Interin i është bashkuar kombëtares shqiptare U-16.
Trajneri Xhemal Mustedanagiç dhe zëvendësi i tij Elvin Beqiri, kanë grumbulluar Elio Zallin, mbrojtësin shqiptar me vitlindje 2003, të grupmoshave të Interit.
Ai do të bashkohet me grupin e kuqezinjve në provat e programuara në datën 5 dhe 9 mars.
Për 14-vjeçarin zikaltër, i cili aktivizohet nga Bonaçina, pavarësisht se në moshë më të vogël se shokët e skuadrës kjo është thirrja e dytë që merr nga tekniku boshnjak i shpresave të Kombëtares, pas asaj të vitit të kaluar me rastin e “Aegean Cup 2017”, në edicionin e 18-të të turneut ndërkombëtar të “shpresave”, ku fitues u shpall Greqia U-16, pasi mposhti në finale Turqinë (për të dytin vit radhazi).
Trajner i “shqiponjave” U-16 në atë periudhë ishte ish-bomberi i përfaqësueses, Alban Bushi.