Sport

Talenti brazilian në Real Madrid për teste mjekësore

Real Madridi është buzë blerjes së një adoleshenti tjetër brazilian me të ardhme të ndritur.

Sipas presidentit të klubit Gremio Novorizontino, Genilson da Rocha Santos, talenti i ri Rodrigo Rodrigues ndodhet në Madrid për teste mjekësore, transmeton Express.

Mesfushori atakues, vetëm 17 vjeç, ende nuk ka zënë vend në ekipin e parë të Gremios, por fitoi vëmendje vitin e kaluar kur debutoi ndaj Santosit.

“Rodrigo është në Madrid duke i kryer testet mjekësore, dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur, ai do të nënshkruajë për gjashtë vjet me Real Madridin”, ka thënë Rocha Santos. /Express/