Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nesër do ta nënshkruajë aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të qytetit të Shkupit.
Siç kumtoi kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale Xhaferi do ta shpallë në ora 12.00, në kabinetin e tij.