akimi i mbajtur në orët e vona mbrëmjen e kaluar mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave ka përfunduar pa marrëveshje.
Aty është diskutuar për këto çështje: Demarkacionin-Asociacionin, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, pozitën e Listës serbe karshi institucioneve, situata në veri të Mitrovicës dhe për ligjin e partive politike.
“Ishte takim shumë i gjate dhe jo i lehtë, u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, Asociacioni i komunave me shumice serbe, marrëveshja e Demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, Rregullorja e Kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogut”, ka shkruar Rashiti në profilin e tij në Facebook.
Takimi ndërmjet pozitës dhe opozitës ka nisur dje në mesditë dhe ka zgjatur deri në orët e vona të natës.