Noizy shpesh e ka treguar me veprat e tij se është njëri ndër këngëtarët që bën shumë për fansat e tij, shkruan Gazeta Blic.
Kanë qenë të shumta rastet kur ai ka vizituar dhe fansat e tij të sëmurë në spitale, madje dhe ka ndihmuar për shërimin e tyre.
I fundit është rasti i Armend Gashit nga Peja, i cili ndodhet në Turqi për shërim, e reperi Noizy ka udhëtuar atje për ta surprizuar atë.
Është vet Noizy ai që ka publikuar një video gjatë takimit me fansin, një moment mjaft emocionues teksa Armendi po qëndronte i ulur jashtë spitalit, dhe me ta parë Noizyn ai ka vrapuar për ta përqafuar, e ky i fundit i ka uruar shërim të shpejtë.
“Pjesa me e bukur nga Turqia ishte te suprizoja fansin nga Peja ne spital” ka shkruar Noizy në videon e publikuar.
Kujtojmë se reperi Noizy gjithmonë ka qenë ndër të parë edhe në rastet për të ndihmuar familjet në nevojë. Madje ai me emisionin “Fundjavë ndryshe” ka ndërtuar disa shtëpi në qytetin e Durrësit.
Sa i përket muzikës, është mjaft aktiv me projekte të reja, ku ai i fundit është me titull “Kriminel” në bashkëpunim me Azet./Gazeta Blic