Askush në Bashkimin Evropian nuk do të njohë votën e Parlamentit katalonas për shpalljen e pavarësisë, deklaroi në “Twitter” presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Tajani theksoi se shpallja e pavarësisë është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, kushtetutën e Spanjës dhe statusin e autonomisë së Katalonisë, të cilat janë pjesë e rendit ligjor të Bashkimit Evropian.
Parlamenti i Katalonisë miratoi sot një rezolutë, duke deklaruar se rajoni bëhet shtet i pavarur, duke marrë formën e një Republike. Në shpalljen e pavarësisë nuk ishte e pranishme opozita.
Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonisë.