Aktuale

Tahiri u dorëzon grave të burgosura në Lipjan, një Mamograf Mobil (Foto)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka vizituar sot Qendrën Korrektuese në Lipjan ku është dorëzuar një Mamograf Mobil për gratë atje.

Ai ka thënë se gratë që vuajnë dënimin kanë të drejta për qasje në shërbimet mjekësore.

“Mamografi Mobil për gratë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Atyre, që në një periudhë të jetës kanë rënë ndesh me ligjin dhe ndodhen në burg, u garantohet e drejta për qasje në shërbime mjekësore. Zbulimi i hershëm është tejet i rëndësishëm për parandalimin e kancerit në gji. Ky Mamograf është iniciativë e grave deputete, të udhëhequra nga Blerta Deliu-Kodra”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/

the authorE B