Wojciech Szczesny ka arritur në qendrën mjekësore të Juventusit për t’iu nënshtruar testimeve para transferimit nga Arsenali.
Portieri polak ka arritur në Itali mëngjesin e sotëm pasi tarifa prej 10 milionë euro është pranuar ndërmjet dy klubeve, transmeton portali arbresh.info.
Ai tani ka arritur në qendrën mjekësore të “Zonjës së Vjetër” për të kryer testet e nevojshme, pas të cilave mund të nënshkruaj kontratë me kampionin italian.
Szczesny do të jetë si opsion pas Gianluigi Buffonit këtë sezon, por portieri legjendar i Juventusit mund të pensionohet pas Kampionatit Botëror 2018, pas të cilit Szczesny shpreson të bëhet përzgjedhja e parë./arbresh.info
.@13Szczesny13 è arrivato al #JMedical ? pic.twitter.com/IL1CaxiQKe
— JuventusFC (@juventusfc) July 18, 2017