Një studim i ri brazilian thotë se shumica e njerëzve, nuk i ndërrojnë syzet e diellit deri në dy vjet e më shumë.
Sipas këtij studimi, njerëzit mbajnë rreth dy orë në ditë syzet e diellit nëse e marrim një mesatare për ditë, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, sipas hulumtuesve brazilian, syzet duhet ndërruar më shpesh se kaq pasi që rrezet ultra violetë dëmtojnë dhe humbin efikasitetin e tyre.
Nuk specifikohet se sa shpesh saktësisht duhet ndërruar ngaqë kjo varet edhe nga cilësia e syzeve të diellit.
Është shumë me rëndësi që të mbani gjithmonë syze dielli ngaqë ato mbrojnë në masë të madhe sytë por duhet gjithashtu të kujdeseni t’i ndërroni ato kur dëmtohen nga rrezet e diellit./Indeksonline/