Paris Saint-Germain do të jetë tri ndeshjet e ardhshme pa Marco Verratti
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Francës e ka dënuar Marco Verrattin me tre ndeshje moslojë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Toulouse (6:2).
Reprezentuesi italian nuk do të mund të luajë për klubin nga Parisi në ndeshjet ndaj: Saint Etienne (25 gusht), Metz (9 shtator) dhe Lyon (17 shtator). /Express/